Policia konfirmon: Dy gra nga Shqipëria humbën jetën në aksidentin në Autostradën “Ibrahim Rugova”
Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy femra shtetase të Shqipërisë kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku të ndodhur mëngjesin e djeshëm, rreth orës 07:40, në Autostradën “Ibrahim Rugova”. Aksidenti ka përfshirë një veturë dhe një kamion. Sipas raportit 24 orësh të policisë, dy viktimat po udhëtonin në veturë kur ka ndodhur […]
Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy femra shtetase të Shqipërisë kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku të ndodhur mëngjesin e djeshëm, rreth orës 07:40, në Autostradën “Ibrahim Rugova”.
Aksidenti ka përfshirë një veturë dhe një kamion.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, dy viktimat po udhëtonin në veturë kur ka ndodhur përplasja fatale, ndërsa drejtuesi i kamionit, një mashkull kosovar, ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore, ekipet mjekësore dhe zjarrfikësit.
Policia ka bërë të ditur se, me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti po hetohet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Aksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një grua















