Policia konfirmon plagosjen në Prishtinë, viktima po trajtohet në QKUK
Policia e Kosovës e ka konfirmuar gjuajtjen me armë zjarri në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, derisa njoftuan se një person i plagosur është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. “Rreth orës 20:15, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ‘Bajram Bahtiri’ në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë […]
Policia e Kosovës e ka konfirmuar gjuajtjen me armë zjarri në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, derisa njoftuan se një person i plagosur është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 20:15, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ‘Bajram Bahtiri’ në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë një person ka marrë plagë nga arma e zjarrit. Ndërkohë që i plagosuri është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes, si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.
Sipas disa dëshmitarëve që kanë folur për Dukagjinin në kushte anonimiteti, të dyshuarit kanë gjuajtur nga vetura.















