Policia konfirmon se nuk kanë gjetur mjet shpërthyes në gjimnazin “Xhevdet Doda”

Pas dyshimeve se në oborrin e Gjimnazit “Xhevdet Doda” në Prishtinë është një mjet shpërthyes, Policia e Kosovës pas disa orë hetimesh në vendin e ngjarjes ka bërë të ditur se nuk është gjetur asnjë mjet shpërthyes.

Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, ka thënë se pas të gjitha veprimeve të nevojshme alarmi ka rezultuar të jetë i rrejshëm

“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, informata – alarmi ka rezultuar të jetë i rrejshëm”, ka deklaruar ai.

Më herët gjatë ditës, Policia e Kosovës kishte njoftuar se në shkollën e mesme “Xhevdet Doda”, në Prishtinë, po dyshohet se gjendet një mjet i dyshuar shpërthimi.

Sipas tyre, ky informacion i ka shkuar gjimnazit “Xhevdet Doda”, përmes postës elektronike.

Sipas zëdhënëses së Policisë së Kosovës për Komunën e Prishtinës Flora Ahmetit, me të marrë lajmin, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka marrë veprimet e nevojshme për ta siguruar zonën.

PK ka konfirmuar se me këtë rast “operacioni” është mbyllur dhe se nuk ka rrezik për qytetarët.

Dyshime për një mjet shpërthyes në shkollën “Xhevdet Doda”, të Prishtinës

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika