Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prizren, Drejtoria Rajonale e policisë po zbaton planin operativ “Goditja 2023” me sukses.

Policia ka thënë se në një periudhë kohore prej katër ditësh, kanë kontrolluar rreth 1074 automjete, legjitimuar 1646 persona, kontrolluar 26 lokale të ndryshme, ndërsa sipas rezultat i këtyre kontrolleve janë konfiskuar 10 armë lejë  dhe arrestuar 6 persona.

“Kontrolluar 1074  automjete, Legjitimuar 1646 persona, Kontrolluar 26 lokale të ndryshme, Janë konfiskuar 10 armë të ndryshme, Janë arrestuar  6 persona” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Angazhimet në realizimin detyrave që dalin nga ky plan operativ do të vazhdojnë edhe me tutje”, kanë përfunduar ata.