Policia konfiskon barna të kontrabanduara nga Serbia, i dyshuari lirohet
Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën në magjistralen Dheu i Bardhë-Gjilan, kanë ndaluar një veturë me targa të Serbisë, të cilën e drejtonte një kosovar, në të cilën kanë gjetur dy pako me barna të ndryshme me banderola të Serbisë. Siç thuhet në njoftim, i dyshuari thuhet se ka pranuar se ka edhe […]
Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën në magjistralen Dheu i Bardhë-Gjilan, kanë ndaluar një veturë me targa të Serbisë, të cilën e drejtonte një kosovar, në të cilën kanë gjetur dy pako me barna të ndryshme me banderola të Serbisë.
Siç thuhet në njoftim, i dyshuari thuhet se ka pranuar se ka edhe të tjera barna në Prishtinë.
“Lidhur me rastin personi i dyshuar ka pranuar se ka edhe barna tjera në Prishtinë, me ç’rast njësia e TASKFORC-ës së bashku me Doganën e Kosovës dhe Hetimet Rajonale kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe në konsultim me prokurorin e shtetit është kryer kontrolli në garazhin e të dyshuarit ku janë gjetur: 169 artikuj barnash të ndryshme, vlera e tyre llogaritet të jetë rreth tridhjetë mijë (30) mijë euro pa llogaritur shmangiet doganore”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Në lidhje me rastin thuhet se është kontaktuar prokurori kompetent, me urdhër të të cilit thuhet se është iniciuar rasti kontrabandë me mallra.
“Vetura dhe barnat janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.















