Policia konfiskon mbi 4 kg kokainë, arrestohen katër persona

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë dhe AKI-në më 12 dhjetor kanë realizuar një plan taktik të emëruar si “Kulla” me qëllim të arrestimit e të dyshuarve për përshirje në trafikim me lëndë narkotike.

Siç bëhet e ditur në njoftimin policor, katër persona janë arrestuar dhe janë konfiskuar mbi 4 kilogramë kokainë, njofton Dukagjini.

Dy nga të arrestuarit janë nga Shqipëria dhe dy nga Kosova, teksa bëhet e ditur se edhe dy të dyshuar të tjerë janë në arrati.

“Gjatë realizimit të operacionit policor, hetuesve të DHTN-Ferizaj i kanë ofruar mbështetje njësit tjera policore nga DHTN Prishtinë, NjSI e njësi tjera mbështetëse. Policia ka arrestuar katër të dyshuar: A.L., (mashkull shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1973), M.B., (mashkull shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1971), A.B., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1997) dhe A.B., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1993). Po ashtu dy të dyshuar nuk janë hasur nga policia dhe ndodhen në arrati”, thuhet në njoftim.

Policia gjatë këtij operacioni ka konfiskuar drogë, armë e para të ndryshme.

Policia, si prova materiale gjatë realizimit të operacionit, ka gjetur dhe konfiskuar: substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit kokainë me peshë totale 4620.4 gr., e mbështjellë në katër paketime, me vlerë tregu rreth 140 mijë euro, një pistoletë me 14 fishekë, dy telefona celular, para (euro, lekë dhe dollar kanadez), dy vetura dhe një motor katër-rrotësh.

Të dyshuarit, pas intervistimit me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika