Policia konfiskon një pistoletë me 19 fishekë dhe një veturë që u përdorën për vrasjen e Liridona Murselit

"Lidhur me rastin, janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe një veturë që janë përdorur në rast", thuhet në raportin e përditshëm të policisë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e Liridona Murselit më 29 nëntor në Prishtinë.

Policia në raportin 24-orësh ka njoftuar se është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe një veturë që janë përdorur për këtë rast.

Ndryshe, policia të premten ka arrestuar tre të dyshuar për këtë vrasje, ku në mesin e tyre është edhe bashkëshorti i viktimës i cili ka pranuar para hetuesve policorë se e ka porositur vrasjen e gruas së tij.

Ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë, dorasi G.P dhe tjetri K.K, pjesëtar i FSK-së.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Lidhur me rastin, janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe një veturë që janë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh.

Lexo edhe: Vrasja e Liridonës, arrestimi i bashkëshortit e dy personave tjerë – gjithçka që dihet deri më tani

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika