Policia konfiskon tri armë zjarri në Kaçanik
Tri armë zjarri, dy pistoleta dhe një pushkë gjuetie dhe sasi e municionit, janë konfiskuar nga Policia e Kosovës të dielën e 11 qershorit, në Kaçanik. Kështu ka njoftuar policia pas pranimit të informacionit për të shtëna me armë zjarri në fshatin Strazhë. “Ekipe të policisë menjëherë janë nisur në drejtim të fshatit Strazhë dhe […]
Tri armë zjarri, dy pistoleta dhe një pushkë gjuetie dhe sasi e municionit, janë konfiskuar nga Policia e Kosovës të dielën e 11 qershorit, në Kaçanik.
Kështu ka njoftuar policia pas pranimit të informacionit për të shtëna me armë zjarri në fshatin Strazhë.
“Ekipe të policisë menjëherë janë nisur në drejtim të fshatit Strazhë dhe aty kanë ndaluar një xhip Opel Frontera me targa vendore, ku ishin katër persona. Gjatë legjitimimit të personave dhe kontrollimit të automjetit, tek dy persona janë gjetur tri armë zjarri: dy pistoleta dhe një pushkë gjuetie dhe sasi e municionit”, thuhet në njoftim.
Dy të dyshuarit V.K dhe B.T meshkuj, kosovarë, të moshës 37, janë shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik për intervistim, me dyshimin se kanë përdorur armë të zjarrit, ndërsa janë konfiskuar edhe armët.
Policia ka thënë se me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar – përdorim i armës.















