Policia e Kosovës është duke kryer një aksion në një depo në Leposaviq.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

Elshani ka thënë se fillimisht kanë dyshuar për armë, por nuk kanë gjetur, vetëm se i kanë konfiskuar disa vetura.

“Informacionet kanë qenë fillimisht për armë, por nuk kemi gjetur. Kemi gjetur disa vetura dhe i kemi konfikuar”, ka thënë ai.