Policia kufitare gjen armë ilegale në Gjakovë

Në stanet e brezit kufitar, policia kufitare e Gjakovës ka gjetur armë ilegale, pas disa informatave lidhur me dyshimet për armëmbajtje të paligjshme

Ilustrim

Policia kufitare në Gjakovë ka gjetur armë ilegale në stanet e brezit kufitar, pas pranimit të disa informatave nga tereni lidhur me disa dyshime për armëmbajtje të paligjshme dhe të shtëna me armë.

Policia e Kosovës saktësisht hetuese policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare “Perëndimi” në Gjakovë, pas një pune pas një pune hetimore ka zbuluar se bëhet fjalë për dy shtetas kosovar posedojnë armë dhe ato i mbajnë në stanet e tyre në brezin kufitar Kosovë –Shqipëri në vendin e quajtur Pllaçica e Junikut.

Policia e Kosovës ka njoftuar se me urdhër të Gjykatës kompetente,  në orët e hershme të mëngjesit të së martës është realizuar plani operativ  i koduar “Bjeshka  2022”, është  bërë  bastisja  në dy objekte (stane)  në bjeshkën e Junikut dhe në të dy stanet janë  gjetur  dëshmitë materiale.

Dy armë AK-47 (kallashnikovë).

Njëzet e pesë copë fishek të kalibrit 7.62 mm.

Tre karikatorë për armë AK-47.

I dyshuari i parë, pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari i dytë nuk ka qenë prezent gjatë bastisjes dhe i njëjti është ftuar për interviste nga hetuesit kompetentë për procedurë të mëtejme.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika