Policia e Kosovës ka njoftuar se duke filluar nga ora 17:30 do të mbajë konferencë për media. Sipas komunikatës thuhet se i dedikohet zhvillimeve në veri të vendit, pas sulmit terrorist të ndodhur ndaj infrastrukturës kritike, gjegjësisht dëmtimit të kanalit të ujit të Ibër-Lepencit.
Në konferencën e cila do të mbahet në Qendrën e Njësive Speciale Enver Zymeri, do të marrin pjesë Ministri i Punëve të Brendshme dhe Drejtori i Përgjithshëm i PK-së.