Policia me aksion në disa biznese në veri

Foto: Kossev

Një aksion në Mitrovicë të Veriut është zhvilluar nga Policia e Kosovës këtë të hënë.

Këtë për TV Dukagjini e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

Ai ka thënë se aksioni është mbajtur nën dyshimin që disa biznese po zhvillojnë veprimtari të kundërligjshme.

Të njëjtat po kontrollohen nga Policia e Kosovës.

Ky aksion, sipas Elshanit, po zhvillohet bashkë me ATK-në dhe me autorizim të prokurorit.

“Në bazë të informacioneve të pranuara se në disa biznese në veri të vendit është duke u zhvillu veprimtari e kundërligjshme, me autorizim të prokurorit kemi ndërhy dhe të njëjtat jemi duke i kontrollu. Me ne është edhe ATK”, ka thënë Elshani.

Sipas mediumit lokal serb, aksioni është duke u zhvilluar në Bankën e Postës në Mitrovicë të Veriut.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika