Policia merr masa për 16 shtatorin: Mund të ketë kufizime të përkohshme të trafikut

Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të shtuara të sigurisë për 16 shtatorin, datë kur pritet të shpallet verdikti përfundimtar i Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Sipas Policisë, masat synojnë garantimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe sigurimin e mbarëvajtjes së aktiviteteve që mund të zhvillohen gjatë kësaj date.

Në kuadër të përgatitjeve, menaxhmenti i Policisë së Kosovës ka zhvilluar takime informuese dhe koordinuese me drejtues të departamenteve, divizioneve dhe drejtorive rajonale, si dhe me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë KFOR-in, EULEX-in, Ambasadën e SHBA-së, Zyrën e BE-së dhe OSBE-në.

Policia ka njoftuar se për garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe zhvillimin e qetë të aktiviteteve do të angazhohen njësi të ndryshme policore.

Në varësi të situatës, mund të ketë kufizime apo ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në rrugët ku pritet të zhvillohen aktivitete ose tubime.

Për menaxhimin e trafikut janë paraparë edhe angazhime të njësive patrulluese, të cilat, në rast nevoje, do të bëjnë riorientimin e qarkullimit drejt rrugëve alternative.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në aktivitete që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve policorë, të tregojnë kujdes dhe të kontribuojnë që çdo aktivitet të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe të sigurt.

Sipas Policisë, planifikimi dhe zbatimi i masave të sigurisë në rastet kur priten tubime, aktivitete apo pjesëmarrje e madhe e qytetarëve janë pjesë e procedurave të rregullta policore dhe synojnë garantimin e sigurisë së përgjithshme.

“Siguria e qytetarëve dhe mbarëvajtja e aktivitetit janë prioritete të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ambasada amerikane në Prishtinë ka paralajmëruar shtetasit amerikanë që të shmangin lëvizjet në afërsi të vendeve, ku siç thuhet, janë paralajmëruar demonstrata për të mërkurën e 16 shtatorit, ditën kur do të merret vendimi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Gjykata Speciale të mërkurën më 16 shtator do të marrë vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Vesli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika