Policia ndalon 22-vjeçarin në Prizren me pistoletë dhe thikë gjatë patrullimit të natës

Policia e Kosovës ka arrestuar një 22-vjeçar në Prizren, pasi gjatë patrullimit të natës tek ai janë gjetur armë dhe mjete të ftohta.

Sipas njoftimit policor, rasti ka ndodhur më 10 maj, rreth orës 01:30, kur një patrullë e Stacionit Policor në Prizren ka ndaluar për kontroll një veturë me katër persona.

Gjatë kontrollit rutinë, tek i dyshuari V.B., 22-vjeçar nga Peja, policia ka gjetur një pistoletë me tetë fishekë dhe një brisk me teh rreth 9 centimetra.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Për rastin janë njoftuar hetuesit, njësia e krim-teknikës dhe prokurori kujdestar.

Me urdhër të prokurorit, 22-vjeçarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa arma dhe brisku janë sekuestruar.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika