Policia ndalon dy persona, dyshohen për keqpërdorim të kartelave bankare

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona në Prishtinë për keqpërdorim me kartela bankare

Policia e Kosoves/ Foto: Visar Loku

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prishtinë, nën dyshimin se kanë keqpërdorur disa kartela bankare.

Në raportin 24-orësh thuhet se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar dy shtëpiza të kompjuterit, katër telefona celularë dhe një kartelë bankare.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit kanë keqpërdorur  të dhënat e kartelave bankare, duke i përdorur në mënyrë të paautorizuar. Gjatë kontrollit të shtëpive të të dyshuarve, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: Dy shtëpiza të kompjuterit, 4 telefona celular, dhe një kartelë bankare. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika