Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë në fshatin Senik të Malishevës, e cila dyshohet se është vjedhur në Gjermani.

Sipas njoftimit, automjeti kishte targa gjermane dhe po transportohej drejt fshatit Senik.

Pas marrjes së informatës, njësitë policore kanë ndërhyrë dhe e kanë ndaluar mjetin transportues bashkë me veturën e dyshuar.

Të dy automjetet janë sekuestruar dhe janë dërguar në Stacionin Policor në Malishevë për procedura të mëtejshme hetimore.

Në lidhje me rastin janë intervistuar dy persona, ndërsa hetimet po zhvillohen nën dyshimin për veprën penale “pranim i mallrave të vjedhura”.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka njoftuar se është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit.