Policia ndalon një furgon, sekuestrohen një mijë litra vaj motorik
Të premten e 24 qershorit, Policia e Kosovës gjatë vëzhgimeve në terren, ka ndaluar një furgon, në të cilin ka sekuestruar mallra të kontrabanduara, që kryesisht kanë qenë mobilie dhe vaj motorik. Sipas njoftimit, Policia e Kosovës, njësia policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje, në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e […]
Të premten e 24 qershorit, Policia e Kosovës gjatë vëzhgimeve në terren, ka ndaluar një furgon, në të cilin ka sekuestruar mallra të kontrabanduara, që kryesisht kanë qenë mobilie dhe vaj motorik.
Sipas njoftimit, Policia e Kosovës, njësia policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje, në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në teren.
Gjatë kryerjes së detyrave të rregullta dhe vëzhgimeve në prita të befasishme, Policia ka arritur të vërejë dhe më pas ka përcjellë hyrjen e mallrave, përmes rrugëve malore ilegale nga Maqedonia e Veriut në Republikën e Kosovës.
Me këtë rast, Policia ka ndaluar një mjet transportues të mbyllur (furgon), në të cilin ka gjetur dhe sekuestruar,
- Vaj motorik 50 bidona x 20l = 1000 litra
- Divan (mobile ) dysh = 10 copë
- Divan (mobile) njëshe = 40 copë
- Tavolinë (mobile) = 2 copë, si dhe
- Pjesë të ndryshme për mobilje.
Njësia e Policisë Kufitare me mbështetje të hetimeve rajonale dhe në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit janë duke punuar për hetimin e rastit si dhe parandalimin e rasteve të tilla.

Ndërsa, malli i konfiskuar i dorëzohet Doganës së Kosovës për procedura të mëtejme.















