Policia ndalon një veturë në Leposaviq, kishte bluzë me mbishkrime nacionaliste

Është ndaluar një veturë në Leposaviq në të cilën gjatë kontrollit janë gjetur një bluzë dhe një stemë me mbishkrime nacionaliste

Është ndaluar një veturë në Leposaviq nga Policia e Kosovës, në të cilën gjatë kontrollit janë gjetur një bluzë dhe një stemë me mbishkrime nacionaliste.

Rasti në fjalë ka ndodhur të premtën e 28 shtatorit.

“Njësiti policor gjatë kontrollit ka ndaluar veturën të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull serb-kosovar dhe gjatë kontrollit në veturë kanë gjetur një bluzë dhe një stemë me mbishkrime nacionaliste”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Prokurori dhe gjyqtari janë njoftuar me rastin dhe pas konsultimit ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë për kundërvajtje.

 

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika