Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndaluar të hënën në magjistralen Gjilan – Ferizaj dy vetura me targa vendore dhe në to janë gjetur 4 pasagjerë, migrantë nga India dhe Nepali.
Dyshohet se destinacion i migrantëve ishte Shqipëria e nga aty Bashkimi Evropian.
Policia ka thënë se më pas është identifikuar edhe vendi ku dyshohet se kanë qëndruar migrantët dhe aty janë gjetur gjashtë migrantë tjerë nga India që ishin pa dokumente.
“Magjistralja Gjilan-Ferizaj/ 16.12.2024. Më datën e lartcekur dhe lokacionin e lartcekur janë ndalur dy vetura me targa vendore me drejtues meshkuj kosovarë, ku gjatë kontrollit është vërejtur se në veturat e tyre kishin nga 4 pasagjerë/migrantë nga India dhe Nepali, të cilët dyshohet se e kishin destinacionin në drejtim të Shqipërisë për të vazhduar tutje drejt vendeve të BE-së. Lidhur me rastin, është identifikuar edhe vendi ku dyshohet se kanë qëndruar migrantët, si dhe janë hasur edhe 6 persona/migrantë tjerë nga India të cilët nuk kishin asnjë dokument me vete. Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë përkatëse të PK-së, me ç’rast migrantët, dy vozitësit dhe një person tjetër i dyshuar janë dërguar në DRK –Lindje dhe të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit nga PTH-Ferizaj”, thuhet në raportin ditor.