Policia ndalon veturën me targa serbe për hyrje ilegale në Kosovë

Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë në Uglarë të Graçanicës, e cila ishte futur ilegalisht në Kosovë

Policia e Kosovës

Të dielën, më 17 shtator, në orëN 16:10, njësitet policore në Uglarë të Graçanicës kanë ndaluar një veturë të regjistruar me targa të Serbisë, e cila dyshohet se ka hyrë në territorin e Kosovës duke iu shmangur pikave të rregullta kufitare.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24-orësh, drejtuesi i veturës ishte mashkull kosovar, ndërsa në veturë ka qenë edhe një pasagjer tjetër, shtetas serb.

“Uglare  17.09.2023 – 16:10. Njësitë policore kanë ndaluar një veturë me targa të Serbisë me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar, veturë në të cilën ka qenë edhe një pasagjer i dyshuar mashkull shtetas i Serbisë. Dyshohet se vetura është futur në territorin e Republikës së Kosovës duke iu shmangur pikë kalimeve të rregullta kufitare”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin, siç ka bërë të ditur policia, është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që rasti të inicohet si “Kalim i paautorizuar i kufirit” ndaj të dyshuarve dhe të procedohet në procedurë të rregullt.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova, e artë në Grand Slamin e Bakusë

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka fituar medaljen e artë ne Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit Gjakova e mposhti gjeorgjianen...

Distria e Nora në finale, sigurojnë medalje në Grand Slamin...

Kampionet olimpike, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, janë kualifikuar në finale të Grand Slamit të xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit. Xhudistja kosovare,...

Maqedonci: Uniforma e FSK-së është trashëgimi e vlerës së atyre...

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë ceremonisë së diplomimit të rekrutëve të FSK-së, ka kujtuar kohën e mbajtjes së uniformës, e të cilën, ai...

Të fundit nga rubrika