Policia në kuadër të muajit kundër trafikimit me njerëz mban ligjerata në shkolla, shpërndan mjete shkollore
Policia e Kosovës ka njoftuar se Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në kuadër të muajit kundër trafikimit me njerëz, ka vazhduar me aktivitete në aspekt të sensibilizimit, duke mbajtur ligjërata në shkolla të ndryshme në gjithë territorin e Kosovës. “Në këtë rast DHTQNJ në bashkëpunim me ministrin e arsimit shkencës, teknologjisë dhe […]
Policia e Kosovës ka njoftuar se Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në kuadër të muajit kundër trafikimit me njerëz, ka vazhduar me aktivitete në aspekt të sensibilizimit, duke mbajtur ligjërata në shkolla të ndryshme në gjithë territorin e Kosovës.
“Në këtë rast DHTQNJ në bashkëpunim me ministrin e arsimit shkencës, teknologjisë dhe inovacionit, e po ashtu bashkëpunim me drejtoritë komunale te arsimit si dhe mbështetjen e Këshillit të Evropës, gjatë kësaj jave ka mbajtur ligjërata në shkolla të komunave të ndryshme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Tutje thuhet se këto ligjerata janë mbajtur në komunën e Prishtinës, Leposaviqit, Drenasit, Podujevës, Mitrovicës, Ferizajit, Pejës, dhe Fushë Kosovës, ku pjesëmarrës ishin nxënës dhe mësimdhënës të komuniteteve të ndryshme.
Policia njofton se pjesëmarrësve u janë shpërndarë edhe materiale sensibilizuese si fletore, lapsa, çanta e të tjerë, mes tjerash njoftohet se aktivitete të tilla do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim në shkolla dhe komuna tjera.















