Policia në Vlorë gjen sasi të madhe armësh e municioni, arreston një të dyshuar

Policia shqiptare e ka arrestuar një të dyshuar të enjten, në shtëpinë e të cilit e ka gjetur një sasi të madhe armatimi dhe municioni

Pamje të postuara nga Policia e Shtetit

Policia shqiptare e ka arrestuar një të dyshuar të enjten, në shtëpinë e të cilit e ka gjetur një sasi të madhe armatimi dhe municioni në një fshat në qytetin jugperëndimor të Shqipërisë, Vlorë.

Drejtori i Policisë në Vlorë, Ermal Muçaj, tha në një konferencë për media se Policia u ndihmua nga Forca Speciale “RENEA” gjatë hetimeve dhe operacionit “për të bërë të mundur parandalimin e ngjarjeve kriminale”.

Muçaj tha se i arrestuari është Luciano Deraj alias “Albano”, banor i fshatit Babicë e Madhe në Vlorë, dhe anëtar i një grupi kriminal në këtë qytet.

Luciani Deraj dyshohet për kryerjen e dy veprave të rënda kriminale kohë më parë në Vlorë, theksoi Muçaj, pa specifikuar se për çfarë veprash bëhet fjalë.

Armatimi dhe municioni u gjet në shtëpinë e tij gjatë operacionit që u krye të enjten në mëngjes, tha ai.

“Ai posedonte një arsenal armësh, municionesh luftarake dhe lëndë shpërthyese, për llogari të tij dhe të personave të tretë, anëtarë të një grupi kriminal në qytetin e Vlorës, të cilit i atribuohen disa ngjarje kriminale”, tha Muçaj.

Në mesin e armëve që forcat policore i gjetën në shtëpinë e tij janë, një snajper, një pistoletë, një pistoletë-stilolaps, një armë ruse e kalibrit 12 milimetërsh, një minë e përshtatur me celular dhe eksploziv plastik, si dhe shtatë copë kallëp lëndë eksplozive plastike te kapaciteteve 200 dhe 400gr, sipas Muçajt.

Vlora është cilësuar nga autoritetet e policisë dhe prokurorisë në Shqipëri si një nga qarqet me nivelin më të lartë të kriminalitetit. /REL

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika