Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën e kanë arrestuar një person i cili ishte parë duke mbajtur armë në brez.

Në njoftimin e tyre thuhet se policia ka reaguar shpejt duke e ndaluar personin i cili nuk kishte leje për armëmbajtje.

“Dje me datë 22.08.2022, në orët e pasdites gjatë patrullimit në terren, një njësi policore kishte vërejtur një person për të cilin kishin dyshuar se po mbante një armë në brez, policia menjëherë kishte reaguar, duke ndaluar personin dhe pas kontrollit i kishte gjetur armën në brez, për të cilën personi në fjalë nuk posedonte leje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Personi i dyshuar është intervistuar dhe pasi është kontaktuar prokurori kujdestar është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll apo në posedim të paautorizuar të armëve”.