​Policia në Vushtrri konfiskon dy armë, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka konfiskuar dy armë dhe ka arrestuar dy persona në Vushtrri

Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në dy lokacione të ndryshme policia në Vushtrri ka konfiskuar dy armë.

“Gjatë 24 orëve të  fundit, njësitet policore në Vushtrri kanë konfiskuar d  armë. Një armë  e llojit pistoletë është konfiskuar gjate ditës së djeshme në fshatin Reznik të Vushtrrisë,  pasi  që  i dyshuari në rrjetet sociale kishte postuar ku shihej duke shtënë me armë zjarri”, thuhet në një njoftimin e Policisë.

Më tej në njoftim thuhet se si “rrjedhojë e hetimeve zgjeruara në lidhshmëri rastin e parë gjatë ditës së sotme hetuesit policorë në fshatin Vernicë të Vushtrrisë, kanë konfiskuar edhe  një arme tjetër të llojit pistoletë. Në cilësi  të të dyshuarve janë arrestuar dy persona, ndërsa pas procedurave intervistuese dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar për procedurë të rregullt”.

Policia bëri të ditur se ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale “përdorim i armës”, “mbajtje në pronësi dhe kontroll i paautorizuar i armës”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika