Policia nis bastisje në Bërnjak, nën vëzhgimin e ministrit Sveçla
Policia e Kosovës ka nisur një bastisje në objektin e fabrikës së vidave në Bërnjak. Patrullat e Policisë së Kosovës janë vendosur para urës, pranë fabrikës. Gjithashtu, është bërë e ditur se bastisja po monitorohet me dronë. Ndërkohë, në bastisje i pranishëm është edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kështu ka bërë të […]
Policia e Kosovës ka nisur një bastisje në objektin e fabrikës së vidave në Bërnjak.
Patrullat e Policisë së Kosovës janë vendosur para urës, pranë fabrikës.
Gjithashtu, është bërë e ditur se bastisja po monitorohet me dronë.
Ndërkohë, në bastisje i pranishëm është edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kështu ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini, zëvendësdrejtori i policisë për veriun e Kosovës, Veton Elshani.















