Policia nis hetimet mbi vdekjen e një personi në Podujevë
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet për një vdekjen e një mashkulli në komunën e Podujevës. Në njoftim thuhet se për këtë rast është duke u hetuar dhe “mosdhënia e ndihmës së parë mjekësore”. “Podujevë, 28.08.2023-16:48. Lidhur me rastin njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është […]
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet për një vdekjen e një mashkulli në komunën e Podujevës.
Në njoftim thuhet se për këtë rast është duke u hetuar dhe “mosdhënia e ndihmës së parë mjekësore”.
“Podujevë, 28.08.2023-16:48. Lidhur me rastin njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Tutje, në raportin 24-orësh të policisë thuhet se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion, derisa në konsultim me prokurorin kompetent janë iniciuar rastet e lartcekura”, ka përfunduar Policia e Kosovës.















