Policia e Kosovës të martën, më 1 janar, ka nisur hetimet ndaj një qytetari kosovar për dyshimin e përdorimit të një dokumenti të falsifikuar gjatë procesit të konvertimit të patentë shoferit. 

Rasti është regjistruar më 7 gusht 2024, kur i dyshuari kishte paraqitur një kërkesë për konvertimin e një patentë shoferi të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Pas verifikimeve të kryera nga organet kompetente, është konstatuar se dokumenti i dorëzuar nuk ka qenë i regjistruar fare. 

ÇAktualisht, sipas Policisë rasti është në fazën e hetimit.