Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka nisur hetimet lidhur me rastin e dëmtimit të varrit të ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.
Në raportin 24-orësh të Policisë të dielën thuhet se një varr është dëmtuar dhe njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Rasti vazhdon të jetë nën hetime nga njësitë relevante policore.
Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar gjatë ditës së djeshme, duke bërë të ditur se është dëmtuar shtylla dhe pllaka e flamurit kombëtar te varri i Astrit Deharit.
Në reagimin e publikuar në Facebook, VV-ja falënderoi Policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë dhe kërkoi zbardhjen e shpejtë të incidentit.