Policia nis hetimet për dy raste të vdekjes në Prishtinë dhe Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar dy raste të vdekjes, të raportuara gjatë 24 orëve të fundit në Prishtinë dhe Prizren.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, në të dyja rastet viktimat janë gra.

Në Prishtinë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e një gruaje, shtetase kosovare.

“Lidhur me rastin, njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës femër kosovare”, thuhet në raportin e Policisë.

Një rast i ngjashëm është raportuar edhe në Prizren, ku po ashtu është gjetur e vdekur një grua.

“Lidhur me rastin, në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, ku është konstatuar vdekja e viktimës femër kosovare”, thuhet në raportin e Policisë.

Në të dyja rastet, me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika