Policia nis hetimet për grafitet “Wagner” në veri të vendit

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në veri të vendit në disa objekte është hasur mbishkrimi “Wagner”, i cili është grup privat i mbrojtjes së Rusisë dhe është i lidhur me aktivitetet e Rusisë jashtë vendit, duke përfshirë intervenimin në Ukrainë.

Në njoftimin e policisë thuhet se rasti i parë ka ndodhur në Mitrovicë të Veriut, ku persona të panjohur kanë vendosur mbishkrimin “Wagner”, në disa objekte.

 “Është raportuar se në mure të objekteve nga persona deri më tani të panjohur, janë shkruar mbishkrime me ngjyrë të kuqe “WAGNER”. Njësiti policor i hetimeve po merret me rastin, po ashtu është njoftuar edhe prokurori kujdestar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Rasti i dytë ka ndodhur në komunën e Zveçanit, ku mbishkrimi i njëjtë është vendosur në tabelat e komunikacionit.

“Është raportuar se në tabelat e komunikacionit nga persona deri më tani të panjohur, janë shkruar mbishkrime “WAGNER“. Njësiti policor i hetimeve po merret me rastin, po ashtu është njoftuar edhe prokurori kujdestar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Mbishkrime “Wagner” në muret e shkollës Aziz Sylejmani në kodrën e minatorëve

Në muret e shkollës fillore “Aziz Sylejmani” në Kodrën e Minatorëve në Mitrovicë, janë vendosur grafike me mbishkrimin “wagner”.

Drejtori i shkollës, Flamur Gacaferri ka treguar për Radio Televizionin Dukagjini se rasti dyshohet të ketë ndodhur gjatë vikendit.

“Dje gjatë pasdites më ka njoftuar punëtori teknik se në muret e shkollës janë vendosur këto grafite. Atë e kanë njoftuar disa nxënës shqiptar, të cilët i kanë parë ato. Pra, mbishkrimet janë vendosur gjatë vikendi”, ka thënë Gacaferri, duke shtuar se Policia kanë qenë në vendin e ngjarjes.

Gacaferri ka theksuar se ka kohë që janë duke kërkuar vendosjen e një njësiti të Policisë së Kosovës në afërsi të shkollës.

“Ne po kërkojnë qe disa herë që në shkollë të vendosen kamerat e sigurisë dhe që një patrullë e Policisë të jetë në afërsi të shkollës, të paktën përgjatë kohës sa e mbajmë mësimin”, ka thënë ai.

Mbishkrime të njëjta janë vendosur edhe në ambulancën e lagjes, përderisa Policia ka njoftuar se një rast i njëjtë është raportuar edhe në Zveçan.

Wagner është një grup paramilitar rus dhe sipas zyrtarëve të qeverisë britanike, përbëjnë rreth dhjetë për qind të forcave ruse në Ukrainë.

Në maj të vitit 2022, Kosova i vendosi sanksione këtij grupi, si pjesë e mbështetjes të sanskioneve të Bashkimit Evropian kundër subjekteve dhe grupeve nga Rusia.

Grupi rus “Wagner” besohet se ka pasur aktivitet edhe në territorin e Kosovës, në kohën kur situata në veri të vendit ishte e tensionuar.

“Wagner” është një grup ushtarak rus në pronësi të Yevgeny Prigozhin, njeri i afërt i presidentit rus, Vladimir Putin.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika