Policia nis hetimet për tre vdekje brenda një dite
Policia e Kosovës ka nisur hetimin e tri rasteve të vdekjes të ndodhura brenda 24-orëve të fundit. Në orën 11:20, një burrë u gjet pa shenja jete në fshatin Noredime e Epërme të Ferizajt. Ekipi mjekësor konstatoi vdekjen, ndërsa rasti është nën hetim nga prokuroria. “Fsh. Nerodime e Epërme, Ferizaj 02.12.2024 – 11:20. Raportohet se është […]
Policia e Kosovës ka nisur hetimin e tri rasteve të vdekjes të ndodhura brenda 24-orëve të fundit.
Në orën 11:20, një burrë u gjet pa shenja jete në fshatin Noredime e Epërme të Ferizajt. Ekipi mjekësor konstatoi vdekjen, ndërsa rasti është nën hetim nga prokuroria.
“Fsh. Nerodime e Epërme, Ferizaj 02.12.2024 – 11:20. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin PK-së.
Rreth orës 14:50 të hënën, është gjetur një person pa shenja jete në komunën e Drenasit. Sipas njoftimit, njësitet përkatëse të policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të kryer procedurat e nevojshme.
Ndërkohë, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendngjarje. Me vendim të prokurorit të çështjes, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për t’iu nënshtruar obduksionit, me qëllim të përcaktimit të shkakut të vdekjes.
“Raportohet se është gjetur pa shenja jetë viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Ndërsa, në orën 15:45, një grua në Ferizaj raportoi se e gjeti vëllain e saj pa shenja jete.
Policia dhe mjekësia ligjore konfirmuan vdekjen, ndërsa prokurori është njoftuar për rastin.
“Rr. Enver Topalli, Ferizaj 02.12.2024 – 15:45. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se e ka gjetur pa shenja jete vëllain e saj viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftim.
Në të gjitha rastet, hetimet po vazhdojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e vdekjeve.















