Një grua ka humbur jetën në rrethana të dyshimta në Prishtinë, dhe Policia e Kosovës ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

Sipas raportit të policisë, viktima ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në gjendje të rëndë shëndetësore. 

Gjatë trajtimit, gjendja e saj është përkeqësuar dhe mjekët kanë konstatuar vdekjen.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.