Policia nis hetimet për vdekjen e një burri në Zveçan, dyshohet se pësoi sulm në zemër
Një burrë është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë të Veriut, pasi dyshohet se kishte pësuar sulm në zemër, por ka ndërruar jetë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 25 shtator, rreth orës 15:00, në Zveçan. Stafi mjekësor ka bërë përpjekje për ta rikthyer në jetë, por […]
Një burrë është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë të Veriut, pasi dyshohet se kishte pësuar sulm në zemër, por ka ndërruar jetë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 25 shtator, rreth orës 15:00, në Zveçan.
Stafi mjekësor ka bërë përpjekje për ta rikthyer në jetë, por viktima nuk ka arritur të mbijetojë.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti është duke u hetuar si “Hetim i vdekjes”.















