Policia e Kosovës ka bërë të ditur se po heton vdekjen e një burri në Suharekë.
Sipas raportit 24-orësh, viktima është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar.