Policia e Kosoves ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Pejë, mbrëmjen e së premtes.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 18 korrik 2026, rreth orës 21:40.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, si dhe ekipi mjekësor. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ku do t’i nënshtrohet obduksionit për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Policia ka iniciuar rastin si “Hetim i vdekjes” dhe po vazhdon hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.