Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët për një fushatë mashtruese (phishing) që po qarkullon aktualisht përmes mesazheve SMS, në të cilat pretendohet rrejshëm se dërgues është Posta e Kosovës.
Sipas Policisë, këto mesazhe përmbajnë linqe mashtruese që synojnë të mashtrojnë qytetarët për të siguruar të dhëna personale dhe informacione të kartelave bankare, me qëllim të keqpërdorimit financiar.
Autoritetet kanë sqaruar se Posta e Kosovës nuk ka dërguar mesazhe të tilla, ndërsa faqet e përfshira në këto SMS nuk janë domene zyrtare.
Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të mos bien pre e këtyre mashtrimeve.
“Policia e Kosovës thekson se Posta e Kosovës nuk ka dërguar mesazhe të tilla, ndërsa faqet e përfshira në këto SMS nuk janë domene zyrtare.
U bëjmë thirrje qytetarëve që: