Policia e Kosovës ka njoftuar se është identifikuar një tjetër mesazh (SMS) mashtrues që po shpërndahet në emër të rremë të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Sipas policisë, mesazhi pretendon në mënyrë të rreme se qytetarët kanë gjoba trafiku dhe i fton ata të klikojnë në linqe të ndryshme për pagesë ose verifikim të të dhënave.
Policia thekson se ky mesazh nuk është zyrtar dhe u bën thirrje qytetarëve të mos klikojnë në linqe të dyshimta, të mos japin të dhëna personale apo bankare dhe të mos hapin faqe që kërkojnë pagesa përmes SMS-ve.
Autoritetet këshillojnë që, në rast të pranimit të mesazheve të tilla, ato të fshihen menjëherë, të raportohen tek institucionet përkatëse dhe, nëse janë ndarë të dhëna personale ose bankare, të kontaktohet banka sa më shpejt.