Policia parandalon dy raste të kontrabandës me mallra nga Serbia në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy raste të ndara kanë ndaluar dy automjetee-kamioneta të ngarkuara me mall të dyshuar të kontrabanduar

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë parandaluar dy raste të kontrabandës me mallra që po hynin nga territori i Serbisë drejt territorit të Kosovës.

Në një komunikatë për media, policia thonë se në dy raste të ndara kanë ndaluar dy automjetee-kamioneta të ngarkuara me mall të dyshuar të kontrabanduar.

“Pas pranimit të informatave relevante dhe angazhimit operativ në teren, Njësitë për Ndërhyrje të Shpejtë (NjNSh-Veri, DPK dhe Perëndim) me datën 06.04.2024, në dy raste të ndara kanë ndaluar dy automjetee-kamioneta të ngarkuara me mall të dyshuar të kontrabanduar (shpezë/pula): Rasti 1: Rreth orës 01:00, në fshatin Zhabar-K.K. Mitrovicë, është ndaluar kamioneta Volksëagen LT46, ngjyrë e teget, me targa RKS (02), me rreth 200 (dyqind) pula të kontrabanduara nga territori i Serbisë, me vozitës E.M., Mashkull/Kosovar, 37 vjeçar, me banim në Mitrovicë, dhe Rasti 2: Rreth orës 18:30, në fshatin Bube-KK. Zubin Potok, është ndaluar kamioneta Mercedes Benz, ngjyrë e gjelbër, me targa RKS (02), me rreth 550 (pesëqind e pesëdhjetë) pula të kontrabanduar nga territori i Serbisë, me vozitës H.B., Mashkull/Kosovar, 50 vjeçar, me banim në Mitrovicë”, thuhet në komunikatë.

Me autorizim të Prokurorit të Shtetit janë iniciuar dy raste “Kontrabandim me mallra”, kamionetat dhe malli i kontrabanduar janë dërguar në terminalin doganor në Mitrovicë për procedura të mëtejme nga autoritetet kompetente.

 

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika