Policia parandalon një konflikt në mes nxënësve të dy shkollave në Prishtinë, arreston 11 prej tyre
Të martën e 15 nëntorit, Policia e Kosovës ka parandaluar një konflikt në mes të disa nxënësve në afërsi të një shkolle në kryeqytet, kështu duke arrestuar 11 persona. “Zyrtarët policorë të stacionit Jugu në Prishtinë, respektivisht të njësitit me rroba civile që operojnë në afërsi të shkollave, sot rreth orës 13:30, kanë parandaluar një […]





Të martën e 15 nëntorit, Policia e Kosovës ka parandaluar një konflikt në mes të disa nxënësve në afërsi të një shkolle në kryeqytet, kështu duke arrestuar 11 persona.
“Zyrtarët policorë të stacionit Jugu në Prishtinë, respektivisht të njësitit me rroba civile që operojnë në afërsi të shkollave, sot rreth orës 13:30, kanë parandaluar një konflikt mes disa nxënësve në afërsi të një shkolle në kryeqytet”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Tutje, thuhet se pas marrjes së informatave se personat në fjalë kishin lënë një takim për të “zgjidhur” një mosmarrëveshje mes tyre, ka qenë reagimi i shpejtë i policisë ai që ka mundësuar arrestimin e 11 personave.
Po ashtu, thuhet se rasti po trajtohet në koordinim me prokurorin e shtetit.




















