Policia parandalon një rast të kontrabandës e një të kalimit ilegal të kufirit në veri
Policia e Kosovës në vazhdën e aktiviteteve për luftimin e kontrabandës dhe kalimit ilegal të kufirit të martën e 19 marsit në veri të Mitrovicës ka iniciuar dy raste të ndara. Në rastin e parë, policia rreth orës 18:50, teksa policia ka qenë duke realizuar patrullim rutinor, kanë ndaluar një veturë me targa te huaja, […]
Policia e Kosovës në vazhdën e aktiviteteve për luftimin e kontrabandës dhe kalimit ilegal të kufirit të martën e 19 marsit në veri të Mitrovicës ka iniciuar dy raste të ndara.
Në rastin e parë, policia rreth orës 18:50, teksa policia ka qenë duke realizuar patrullim rutinor, kanë ndaluar një veturë me targa te huaja, të cilën ishte duke e drejtuar i dyshuari M.V (1993) shtetas serb.
“Policia e Kosovës kishte informacione paraprake për këtë automjet, si i dyshuar për aktivitete ilegale të kontrabandimit me mallra dhe gjatë kontrollimit të veturës është gjetur mall i kontrabanduar; vegla pune dhe ngjyra të ndryshme, për të cilat nuk është dëshmuar dokumenti mbi prejardhjen”, thuhet në njoftimin e policisë.
Automjeti me mallin e kontrabanduar është dërguar në Terminalin Doganor në Mitrovicë për procedura të mëtutjeshme, ndërsa ndaj vozitësit janë ndërmarrë veprimet policore lidhur me kalim ilegal të kufirit.
Në rastin e dytë, rreth orës 19:50, nga njësiti policor përmes kamerave të sigurisë është vërejtur një automjet duke hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në territorin e Kosovës.
Policia ka ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme ku ka bërë ndaljen e veturës BMW ngjyrë e zezë me targa te huaja të cilën e drejtonte vozitësi A.H (2002) shtetas serb.
Vetura dhe personi janë dërguar ne stacionin policor për procedura te zakonshme.















