Policia parandalon një rast të kontrabandës me duhan

Siç njofton Policia e Kosovës, për këtë veturë dyshohej se bënte kontrabandimin e mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës. Malli është dërguar në terminalin doganor për procedurat në vijim

Është ndaluar një automjet i ngarkuar me 25 thasë duhan të përpunuar, me peshë rreth 250 kilogram, pa iu ditur prejardhja.

Siç njofton Policia e Kosovës, për këtë veturë dyshohej se ishte pjesë në kontrabandim të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës.

“Me datën 05.07.2023 rreth orës 22:00 në rrugën Stançiq-Gjilan  është identifikuar një automjet BMW  me targa vendore për të cilin njësitet e Task Forcës–DRK-Lindje kishin informacion se merret me kontrabandim të mallrave nga republika e Maqedonisë veri në Republikën e Kosovës.  Automjeti i lartcekur është arrit të ndalohet në hyrje të Gjilanit dhe gjatë kontrollit  në ulëset e prapme dhe në bagazh të veturës kishte të ngarkuar (25) thasë duhan të përpunuar me peshë rreth 250 kilogram dhe për të cilin mall nuk posedonte asnjë dokument mbi prejardhjen, andaj dyshohet për kontrabandë”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, malli është dërguar në terminalin doganor për procedurat në vijim.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika