Policia parandalon një rast të ‘kontrabandës me mallra’ në Viti

Policia e Kosovës, të premten ka njoftuar se gjatë patrullimit ka ndaluar një rast të kontrabandës me mallra në Viti, ku i dyshuari me furgon ishte duke transportuar 800 kg duhan të papërpunuar, që dyshohet të jetë i kontrabanduar

Ilustrim

Policia e Kosovës, të premten ka njoftuar se njësia policore e Task Forcës, gjatë patrullimit ka ndaluar një furgon në Viti, i cili ishte duke transportuar 800 kilogramë(kg) duhan të papërpunuar, që dyshohet të jetë i kontrabanduar.

Sipas njoftimit të Policisë, Njësia policore e Task Forcës, Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje, gjatë patrullimit ka arritur ta vërejë dhe ta ndalojë një kombi (furgon), i cili duke shfrytëzuar rrugët malore nga fshati Tanushë-Maqedoni e Veriut, duke kaluar përmes fshatit Mjak, ishte nisur në drejtim të Vitisë.

“Kështu, sot me datë 03.06.2022, rreth orës 10:00, edhe përkundër tentativës për t’iu shmangur patrullës policore, automjeti është ndaluar në fshatin Ramjan të Vitisë.

Automjeti i ndaluar, me targa vendore dhe i drejtuar nga: S.I., (viti i lindjes 1979, mashkull kosovar) ishte duke bërë transport të mallit që dyshohet të jetë i kontrabanduar. Gjatë kontrollit të automjetit transportues është hasur në rreth 800 kg (36 paketime) duhan të papërpunuar”, thuhet në njoftim.

Rasti është duke u trajtuar nga zyrtarë policorë dhe në koordinim me prokurorin kujdestar.

Automjeti me mallin e ngarkuar do të dorëzohet në terminalin doganor te Dogana e Kosovës.

No photo description available.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika