Policia për tragjedinë në Lipjan: Burri vrau bashkëshorten e djalin, më pas kreu vetëvrasje

Gjatë së premtes, Dukagjini kishte mësuar se tragjedia në Lipjan ishte një vrasje e trefishtë brenda një familjeje. Të njëjtën e ka konfirmuar Policia e Kosovës

Foto nga vendi i ngjarjes

I dyshuari burrë kosovar ka vrarë bashkëshorten e të birin për të kryer më vonë vetëvrasje.

Kështu thotë raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës për vrasjen e trefishtë në fshatin Rufc të Lipjanit. Në vendngjarje, janë sekuestruar dy armë.

“Fsh. Rufc i Vjetër, Lipjan 28.07.2023 – 16:25. Raportohet se i dyshuari mashkull  kosovar ka vrarë bashkëshorten dhe djalin e tij e më pas ka kryer vetëvrasje. Njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një revole e cila dyshohet se janë përdorur në rast dhe 4 gëzhoja. Gjatë kontrollit në një dhomë të shtëpisë është gjetur dhe sekuestruar edhe një revole tjetër me dy fishekë. Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë janë tërhequr nga zyrtarët e IML-së”, thuhet në raport.

Tutje, bëhet e ditur se rasti po vazhdon të hetohet, ndërsa është cilësuar si “vrasje e rëndë” dhe “vetëvrasje”.

Lidhur me rastin ka reaguar kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Ai i ka shprehur ngushëllimet e tij, gjersa tha se tronditje si kjo lënë boshllëk.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika