Policia për vrasjen e dyfishtë në Gjakovë: Ne kemi identifikuar një të dyshuar, por nuk është arrestuar ende

Në Gjakovë ka ndodhur një vrasje e dyfishtë ku janë varur dy vëllezër, por sipas Policisë së Kosovës ata janë duke i zhvilluar hetimet për zbardhjen e këtij krimi, edhe sipas tyre në hetimet fillestar ata e kanë identifikuar një të dyshuar, por që ende nuk ka ndodhur arrestimi i tij

Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, për RTV Dukagjinin ka thënë se dyshimet e para të policisë së Kosovës janë se vrasja mund të ketë ndodhur për një çështje pronësore.

“Nuk ka ndonjë zhvillim tjetër përveçasj që u prononcova më herët. Gjyqtari i procedurës parapake, kryeprokurori edhe i gjithë stafi komandues së bashku me hetimet rajonale janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Graishta.

Sipas tij, ky rast është duke u “trajtuar me prioritet dhe seriozitetin me të madhe të mundshme por nuk kemi diçka ma shumë”.

Rasti dyshohet se ka ndodhur në fshatin Madanaj të Gjakovës.

A është identifikuar dorasi i kësaj vrasje të dyfishtë?

“Një prej pistave të hetimit është një çështje pronësore të cilin ne konsiderojmë se kemi identifikuar një të dyshuar, por nuk është arrestuar ende. Me gjithëatë kjo mbetet një prej pistave të hetimit”, ka thënë ai për RTV Dukagjinin.

Graishta ka përfunduar duke thënë se këto janë vetëm dyshime fillestare të hetimeve.

Vrasje e dyfishtë në Gjakovë, viktimat janë vëllezër

Në Gjakovë ka ndodhur një vrasje e dyfishtë mbrëmjen e së dieles së 25 qershorit.

Lumni Graishta drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës e ka konfirmuar për RTV Dukagjinin se dy vëllezër janë varë në Gjakovë nga personat të pa identifikuar deri me tani.

Më tej Graishta ka thënë se Policia e Kosovës është duke i ndërmarrë të gjithë hapat për ta zbuluar këtë krim.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika