Policia përgatitet për mbarëvajtjen e protestës së veteranëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka bërë përgatitjet e nevojshme operacionale policore me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe mbarëvajtjes së protestës së lajmëruar, sipas ligjit mbi tubimet publike

Policia e gatshme për mbajtjen e rendit dhe qetësisë publike

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme operacionale, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike.

Kjo pas paralajmërimit të protestës nga Organizata e Veteranëve të Luftës.

“Policia e Kosovës e njeh të drejtën e shprehjes së lirë, pakënaqësive (protestës) si e drejtë ligjore. Lidhur me këtë lajmërim, PK-ja ka filluar me kohë përgatitjen dhe ndërmarrjen e masave që kanë për qëllim mbarëvajtjen e protestës, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, ofrimin e sigurisë për qytetarët, mbrojtjen e pronës dhe ofrimin e sigurisë në trafik”, thuhet në njoftim.

Policia e gatshme për mbajtjen e rendit dhe qetësisë publike

Ndryshe, të enjten e 16 qershorit, Veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK), do të mbajnë protestë para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, për shkak të mospërfshirjes së tyre në beneficionet e ligjit për pagën minimale.

Mospërfshirja e kësaj kategorie në Projektligjin për Pagën Minimale, i ka revoltuar shumë duke i bërë të ndihen të diskriminuar.

Ky projektligj, të martën e 14 qershorit ka kaluar në shqyrtimin e parë në Kuvendin e Kosovës, me 68 vota për, asnjë votë kundër dhe 6 abstenime.

Gjatë seancës së 14 qershorit, pro këtij projektligji ishin 68 deputetë, përfshirë edhe Listën Serbe.

Partia Demokratike e Kosovës e kishte bojkotuar seancën, në të cilën u votua në parim i njëjti projektligj.

Ndonëse atë ditë veteranët nuk protestuan, përmes një njoftimi për media, OVL-UÇK njoftoi se të enjten do të protestojnë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika