Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar një rast “hetim i vdekjes” në Prishtinë, pasi një grua është gjetur pa shenja jete.

Sipas raportit policor rasti ka ndodhur të hënën, ku njësitet policore dhe ekipi kanë dalë në  vendin e ngjarjes.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.