Policia po e ruan argjendarinë – pronari i së cilës është arrestuar në lidhje me grabitjen në Suharekë

Zyrtarët policorë po vazhdojnë të mbajnë të bllokuar argjendarinë "Baraku" në Prishtinë, pas arrestimit të pronarit të saj për përfshirje në grabitjen në Suharekë. Pronari i argjendarisë dyshohet për bashkëpunim me grupin kriminal në grabitjen e një shume prej 250 mijë eurosh

Zyrtarët policorë po vazhdojnë ta mbajnë të bllokuar argjendarinë “Baraku”, pronari i së cilës u arrestua për përfshirje në grabitjen në Suharekë.

Argjendaria është bastisur edhe të dielën nga Policia e Kosovës, pas dy bastisjeve që ishin kryer ditë më parë nga zyrtarët policorë.

Pronari i arrestuar dyshohet se ka bashkëpunuar me grupin kriminal në rastin e grabitjes së arit në vlerë të 250 mijë eurove.

Grupi që kreu grabitjen e armatosur në Suharekë pati përleshje me Policinë ditën e enjte, pas një operacioni të gjerë policor, shkruan EO.

Njëri nga grabitësit u vra pas shkëmbimit të zjarrit me Policinë, ndërsa katër të tjerë u arrestuan – teksa kërkimet për ta kapur edhe një të dyshuar po vazhdojnë. Në mesin e të arrestuarve është edhe Trim Baraku, pronar i argjendarisë “Baraku” në Prishtinë.

Ndryshe, pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese kanë kryer përsëri bastisje në argjendarinë në Prishtinë gjatë natës së kaluar, pronari i së cilës ishte arrestuar ditë më parë në lidhje me grabitjen në Suharekë.

Bastisjen e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, prokurorja e rastit, Ervehe Gashi.

Më tej, ajo tha se janë ende në kërkim të personit të arratisur ditë më parë dhe se hetimet janë duke vazhduar.

E pyetur nëse do të ketë edhe të arrestuar të tjerë, ajo është përgjigjur se nuk mund të tregojë arsyet e bastisjes, pasi mund të dëmtohen hetimet operative.

“E gjitha kjo varet në bazë të rezultateve të hetimeve”, u shpreh ajo.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika