Policia po heton vdekjen e një personi në Graçanicë

Policia e Kosovës ka nisur hetimet e vdekjes së një personi në Graçanicë

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një person është dërguar pa shenja jete në klinikën mjekësore në Llapnasellë.

Rasti raportohet të ketë ndodhur të mërkurën e shtatë shkurtit në fshatin Radev të Graçanicës.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se rasti po hetohet në procedurë të rregullt.

Vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku kujdestar.

“Nga klinika mjekësore në Llapnasellë kanë njoftuar se viktima femër kosovare është sjellë pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Njësitet përkatëse kanë dalë në vendngjarje. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika