Policia: Protesta në Prishtinë përfundoi e qetë dhe pa incidente

Policia e Kosovës ka njoftuar se protesta e mbajtur sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë ka përfunduar në mënyrë të qetë dhe pa incidente.

Sipas Policisë, protesta, e cila nisi në orën 16:00, përfundoi rreth orës 17:50.

Për mbarëvajtjen e saj, Policia kishte ndërmarrë masat e nevojshme për garantimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.

“Policia e Kosovës, lidhur me protestën e mbajtur sot në orën 16:00, në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, ashtu siç kishte paralajmëruar, ka ndërmarrë masat e nevojshme policore për ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit e qetësisë publike, si dhe mbarëvajtjen e protestës në aspektin e sigurisë, e cila përfundoi rreth orës 17:50 në mënyrë të qetë dhe pa ndonjë incident”, thuhet në njoftim.

Policia ka falënderuar organizatorët dhe mijëra qytetarët pjesëmarrës për, siç ka thënë, “qytetarinë, kulturën dhe sjelljen paqësore”, si dhe për respektimin e udhëzimeve të zyrtarëve policorë gjatë protestës dhe qarkullimit në trafik.

Sipas Policisë, protestimi i qetë, sjellja e përgjegjshme dhe respektimi i udhëzimeve policore kanë kontribuar në përfundimin e sigurt të protestës.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika