Policia publikon dokumente të falsifikuara, në to përmendeshin emrat e zyrtarëve të lartë

Me anë të një komunikate për media, Policia e Kosovës ka theksuar se email-at e dërguara nuk janë lëshuar nga zyret e tyre. E njëjta u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e dezinformatave

Dokumente të dërguara në e-mail të qytetarëve nën emrin e zyrtarëve të Policisë së Kosovës dhe Europolit, janë publikuar nga Policia me qëllim të sqarimit të opinionit publik.

Me anë të një komunikate për media, Policia e Kosovës ka theksuar se email-at e dërguara nuk janë lëshuar nga zyrat e tyre dhe se të njëjtat nuk janë të shkruara as në formatin zyrtar.

“Siç e kemi theksuar në sqarimin e parë, tani edhe në sqarimin e dytë e ritheksojmë se në e-mailin dhe dokumentin e falsifikuar, janë përdorur emrat e zyrtarëve të lartë të PK-së dhe logot e ndryshme, por se ripotencojmë se nuk janë dokumente zyrtare, nuk përmbajnë formatin dhe shkrimin zyrtar të PK-së, si dhe nuk janë lëshuar nga adresat zyrtare të Policisë së Kosovës. Me qëllim që të sqarohet opinioni dhe personat të cilët mund të pranojnë ndonjë e-mail apo dokument të tillë, Policia e Kosovës i bën publike këtë dokument të falsifikuar dhe formën e e-malit, po ashtu të falsifikuar, të cilat i gjeni të bashkëngjitura, me qëllim që të mos krijojë shqetësime të panevojshme te qytetarët”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e dezinformatave apo mashtrimeve të tilla.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika